Pas ankesave për zgjerimin e hapësirave të shfrytëzimit duke dëmtuar gjelbërimin e Parkut të Qytetit në Prishtinë, komuna ka marrë vendim për lirimin e hapësirave në këtë park.
Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook, duke theksuar se këto hapësira do të rigjenerohen, shkruan Gazeta Sinjali.
“Si rrjedhojë, ekipet e sektorit të Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit kanë ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave brenda parkut të qytetit. Në koordinim me Drejtorinë e Parqeve dhe Hortikulturën, këto hapësira do të rigjenerohen!”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Lirohen hapësirat në Parkun e Qytetit
Për kohë të gjatë, lokalet në Parkun e Qytetit janë toleruar, me qëllimin e vetëm që të mos dëmtohen tutje bizneset, paralelisht me humbjet që kanë pasur për shkak të pandemisë.
Mirëpo, një pjesë e madhe e lokaleve kanë zgjeruar hapësirat e shfrytëzimit, duke e dëmtuar gjelbërimin e parkut, me ç‘rast kemi pranuar shumë ankesa nga qytetarët.
Si rrjedhojë, ekipet e sektorit të Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit kanë ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave brenda parkut të qytetit.
Në koordinim me Drejtorinë e Parqeve dhe Hortikulturën, këto hapësira do të rigjenerohen! /GazetaSinjali/