Një ndër këngët hit të Flori Mumajesit është “Playback”, me të cilën konkurroi në vitin 2010 në festivalin “Kënga Magjike”. Asokohe ishte kthyer në një ndër këngët trend por së fundmi, kantautori ka zbuluar një detaj që s’e ka ditur askush. Zëri në sfondin e këngës është i Eneda Tarifës.
Flori ka ndarë një video nga performanca e tij duke shkruar se atëherë nuk ishte një ide e mirë të konkurroje me një këngë të tillë.
“Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa”.
Ndërsa Eneda ka shkruar: “Prit njëherë se nuk e dimë kush është bisha këtu…Nuk mund të mos frymëzohesh nga ty..Mua zëri më ka buruar në çdo gjë që kemi prodhuar bashkë…Nuk ka dy në muzikë si ty Flor! Je dashni…”, ka shkruar Eneda teksa ka rishpërndarë postimin e kantautorit.