image Partia e Izetbegoviqit në Bosnje reagon kundër Vuçiqit në lidhje me deklaratat për Kosovën

Rajon

Partia e Izetbegoviqit në Bosnje reagon kundër Vuçiqit në lidhje me deklaratat për Kosovën

news image

Partia e Veprimit Demokratik reagoi pas deklaratave të reja të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se “marrëdhëniet me boshnjakët janë kyçe”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të “njëqindën herë” ka vendosur tezën për nevojën e marrëdhënieve të mira mes “Serbisë dhe Boshnjakëve”, gjegjësisht “Serbëve dhe Boshnjakëve”.

Çdo herë, padyshim qëllimisht, Vuçiq e lë Bosnjën dhe Hercegovinën nga formula e marrëdhënieve të mira, gjë që ngre pikëpyetje për vullnetin e mirë të pikëpamjeve të tij të deklaruara publikisht, sipas SDA.

E vetmja lidhje mes Kosovës dhe entitetit të RS-së janë krimet e rënda të luftës të kryera nga pala serbe në këto zona, kështu që Vuçiq ndoshta do të ishte më i mençur të shmangte krahasime të tilla në të ardhmen“, shkruan partia SDA në një deklaratë, shkruan oslobodjenje.

SDA tutje thotë se Vuçiq, natyrisht, e di se kombet nuk i njohin shtetet, por që shtetet e njohin njëri-tjetrin, ashtu siç e di që në kuptimin juridik ndërkombëtar, Kosova dhe entiteti i RS-së nuk mund të lidhen në asnjë mënyrë.

/GazetaSinjali/