image Partia e Drejtësisë pretendon se ju manipuluan votat nga komisionarët

Kosovë

Ankesë/ Partia e Drejtësisë pretendon se ju manipuluan votat nga komisionarët

news image

Partia e Drejtësisë e cila në zgjedhjet e fundit ka garuar në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re ka shprehur shqetësim për siç ka thënë manipulimin e votave nga ana e komisionarëve.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së njëherit shef i shtabit Eroll Venhari, ka deklaruar se PD është e shqetësuar me manipulimin e votave dhe se pret që pas rinumërimit të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet.

“Sipas informatave që i kemi nga tereni ne kemi diku afër 5000 vota të kandidatit tonë për deputet. Ne i kemi mbledh të gjitha deklaratat e atyre të cilët na kanë votuar dhe që votat e tyre nuk kanë dalë.”ka thënë Venhari, përcillet në reagimin e Partisë së Drejtësisë.

Kjo parti thekson se po e përcjell me vëmendje gjithë procesin e rinumërimit të votave. PD thotë se  po e pret të përfundojë procesi i rinumërimit për t`i deponuar ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa brenda afateve ligjore. / Gazeta Sinjali/