image Partia Demokratike Turke: Hapja e Ambasadës në Izrael sjellë efekte negative mes Turqisë dhe Kosovës

Politikë

Partia Demokratike Turke: Hapja e Ambasadës në Izrael sjellë efekte negative mes Turqisë dhe Kosovës

news image

Partia Demokratike Turke e Kosovës ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo parti ka shprehur shqetësimin duke theksuar se Turqia vazhdimisht ka qenë kundër kësaj dhe deputetët turk në Kuvend të Kosovës e kanë konsideruar si një hap të gabuar.

Sipas tyre, hapja e Ambasadës në Jerusalem do të sjellë efekte negative në proceset diplomatike mes Kosovës dhe Turqisë dhe politikat e shtet-ndërtimit.

“Si parti, ne shprehim respektin tonë për popullin e Kosovës dhe do të jemi ndjekës të të gjitha fushave për të rishikuar këtë vendim të gabuar”, thuhet tutje.

Kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael pati reaguar edhe Turqia duke theksuar se kjo përbën kundërshtim ndaj të drejtës ndërkombëtare, kryesisht ndaj rezolutave të OKB-së.

Ndryshe, Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës ka bërë të ditur se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Izrael është si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit më 4 shtator 2020./Gazeta Sinjali/