image Parkingu 'mollë sherri'/ Motivi i plagosjes së të riut nga 52-vjeçari në Prishtinë

Siguri

Parkingu ‘mollë sherri’/ Motivi i plagosjes së të riut nga 52-vjeçari në Prishtinë

news image

Një rrahje mes dy qytetarëve ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit, në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i therur me thikë 36-vjeçari D.Z., derisa i dyshuari 52-vjeçar F.D., është arrestuar.

Burimet e Gazeta Sinjali kanë bërë të ditur se motivi i konfliktit mes dy palëve dyshohet se ishte në lidhje me një parking.

I riu që dyshohet se u ther me thikë nga 52-vjeçari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pas plagëve të marra, shkruan Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, Policia bëri të ditur se aktualisht hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/