image Parashikohet që në “Fadil Vokrri” do të jetë të dielën një ndeshje e paharruar

Futboll

Sport/ Parashikohet që në “Fadil Vokrri” do të jetë të dielën një ndeshje e paharruar

news image

Kosova pret Anglinë nesër në “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar edhe ndeshjen e fundit të fazës së grupeve për kualifikimet e rregullta për Euro200, raporton Gazeta Sinjli.

Të dy skuadrat nuk kanë ndonjë cak për të arritur, pasi gjithçka është e mbyllur në grupin ku Kosova dhe Anglia garojnë.

Angli do të jetë në vendin e parë, ndërsa Kosova i ka humbur mundësitë për t’u kualifikuar në Euro2020 nga kualifikimet e rregullta. Një derë tjetër për Kosovën është nga Liga e Kombeve.

Por nesër parashikohet që të jetë një ndeshje me shumë gola. Ashtu si ndeshja e parë.

Anglisë pritet t’i rikthehet edhe Raheem Sterling, i cili në ndeshjen e parë i shkaktoj Kosovës shumë telashe. Në ndërkohë Kosova vazhdon të përballet me shumë mungesa të futbollistëve.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, pret që ndeshja të përfundojë me shumë gola në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u bazuar në faktin që Anglia i ka shënuar mesatarisht pesë gola në ndeshje në këtë grup dhe Kosova ka arritur të shënojë të paktën një gol në 18 nga 19 ndeshjet e fundit të zhvilluara./Gazeta Sinjali/