image Parashikimi i motit për të premten dhe të shtunën

Kosovë

Parashikimi i motit për të premten dhe të shtunën

news image

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të  Kosovës edhe gjatë dy ditëve  të ardhshme në Kosovë, do të mbretërojë mot i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri -5 gradë Celsius, kurse ato maksimale prej 1 deri në 4 gradë Celsius.

“Të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët. Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim

/GazetaSinjali/