Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me diell dhe pjesërisht të vranët gjatë dy ditëve të ardhshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.