Plani i presidentit amerikan, Donald Trump, për takimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe përfaqësuesve të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, dështoi pasi Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas njoftimit të Speciales, emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, njoftoi se Thaçi e ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.
Ndërsa, sot në mëngjes, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili po ashtu ishte ftuar në këtë takim, njoftoi se as ai nuk do marrë pjesë në takimin e 27 qershorit.
Këto zhvillime nxitën reagimin e raportueses për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila ka paralajmëruar se gjërat për Kosovën mund të ndryshojnë.
“Gjërat mund të ndryshojnë në Kosovë”, ka shkruar Carmon në Twitter mbi një lajm që e ka shpërndarë, me titull “Gjykata e mbështetur nga BE prish planet e SHBA-ve për samitin e Kosovës”./Gazeta Sinjali/