image Paralajmëron OBSh: Deri në mars mund të regjistrohen rreth 500 mijë vdekje tjera nga COVID-19 në Evropë

Shëndetësi

Paralajmëron OBSh: Deri në mars mund të regjistrohen rreth 500 mijë vdekje tjera nga COVID-19 në Evropë

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë  është “shumë e shqetësuar” për përhapjen e COVID-19 brenda Evropës, ndërsa kontinenti lufton një valë të re infeksionesh.

Duke folur për BBC, drejtori rajonal i OBSh-së Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500 mijë vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Paralajmërimi i tij vjen pasi disa vende raportojnë shkallë rekorde të infeksionit dhe vendosin bllokime të plota dhe të pjesshme. Republika Çeke dhe Sllovakia, kanë njoftuar kufizime të reja për njerëzit e pavaksinuar pasi normat rekorde të infeksionit janë regjistruar në të gjithë kontinentin.

Kluge tha se futja e masave si vendosja e maskave mund të ndihmojë menjëherë.

Sipas tij, faktorët si sezoni i dimrit, mbulimi i pamjaftueshëm i vaksinave dhe dominimi rajonal i variantit më të transmetueshëm Delta qëndrojnë pas përhapjes. Ai bëri thirrje për rritjen e marrjes së vaksinave dhe zbatimin e masave bazë të shëndetit publik dhe trajtimeve të reja mjekësore për të ndihmuar në luftimin e rritjes.

Ai tha se masat e detyrueshme të vaksinimit duhet të shihen si një “zgjidhje e fundit“, por se do të duhej “shumë në kohë” për të pasur një “debat ligjor dhe shoqëror” për këtë çështje.

Para kësaj ka mjete të tjera si leja për COVID-19″ tha ai, duke shtuar se kjo “nuk është një kufizim i lirisë, përkundrazi është një mjet për të mbajtur lirinë tonë individuale“.

Kujtojmë që, Austria të premten u bë vendi i parë evropian që njoftoi se vaksinimi kundër COVID-19 do të bëhej një kërkesë ligjore. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në shkurt.

/GazetaSinjali/