image Paraburgoset i dyshuari që u dha viza të rrejshme qytetarëve të Suharekës e Rahovecit

Drejtësi

Paraburgoset i dyshuari që u dha viza të rrejshme qytetarëve të Suharekës e Rahovecit

news image

Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj një të pandehuri V.K. për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Përmes një komunikate për media, Gjykata Themelore në Prizren ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas gjykatës “me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, ka furnizuar me dokumente të rrejshëm të udhëtimi ose të identifikimit me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me migrantë, në atë mënyrë që në vazhdimësi nga fillimi i vitit 2021 e deri në maj të 2021, ka mbledhur nga qytetarët një numër të madh të pasaportave qoftë në Komunën e Suharekës pastaj edhe në Komunën e Rahovecit, për t ‘i pajisur me viza polake, kroate e holandeze”.

Për sigurmin e këtyre vizave ai i kishte marr si shpërblim prej 300, 700, 1,000 , e deri në 3,500 euro./Gazeta Sinjali/