image Paraburgim ndaj nipit e dajës, të dyshuar për grabitje në Xërxë

Kosovë

Paraburgim ndaj nipit e dajës, të dyshuar për grabitje në Xërxë

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve M. Sh. dhe B. Z. Për veprat penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nga gjykata thonë se gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Gëzim Pozhegu, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve M. Sh. dhe B. Z., konform dispozitave të KPPRK-së.

“Të pandehurit dyshohen se më 29 gusht 2019, kanë kryer veprën penalë të grabitjes në atë mënyrë që; të pandehurit M. Sh. dhe B. Z. të pajisur me armë zjarri dhe me një automjet me targa të falsifikuara, të maskuar shkojnë në pompën e derivateve “F. O.” në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit, duke përdorur dhunë dhe në kërcënimin e armëve, nga arka marrin shumën e të hollave në vlerë prej një mijë (1000) euro si dhe nga xhepi i të dëmtuarit D. M. i marrin shumën prej njëqind (100) euro, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. Me rastin e kontrollit dhe bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë, të dyshuarit M. Sh. janë gjetur një pushkë e tipit “Shoot gun” dhe një revole e tipit “TT””, deklarojnë nga Gjykata.

Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 30 gusht 2019 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator 2019.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit