Sot në Shqipëri është paralajmëruar që në orën 11:00 të zhvillohet protestë kombëtare.
Protestuesit pritet të mblidhen para kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve.
E pak para kësaj proteste, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është gati paketa kundër krizës së çmimeve.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, ka shkruar Rama.