Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka cilësuar ditë të rëndësishme këtë të sotmen, kur do të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi për linjën hekurudhore.
Teksa ka folur për këtë marrëveshje, Gjuriq ka lëshuar edhe një provokim të madh, duke e quajtur Kosovën “qytet të madh në provincën jugore serbe”, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjuriq, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për lidhjen e kryeqytetit serb dhe “qytetit më të madh në provincën jugore serbe”.
“Kur kjo të realizohet një ditë, hekurudha midis Prishtinës, Podujevës dhe Merdarës do të vazhdojë të rindërtohet në drejtim të Nishit. Sapo të rikthehet ajo hekurudhë, pra mallrat nga Serbia qendrore do të mund të arrijnë në Kosovë shumë më shpejt, si dhe pasagjerët”, tha Gjuriq për TV Prva. /Gazeta Sinjali/