image Papa Françesku në Kataloni përmend Kosovën si shembull për Spanjën

Evropë

Papa Françesku në Kataloni përmend Kosovën si shembull për Spanjën

news image

Ndër shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës është edhe Spanja, shtet ky që po vazhdon të ketë probleme me Kataloninë, ku po kërkon që të shkëputet nga ajo.

Së fundmi për vizitë në Kataloni ka qëndruar Papa Françesku i cili gjatë një interviste për median Cope Cadena, ka përmendur Kosovën si një shembull të mirë të normalizimit të proceseve që ka bërë pas shpallje së pavarësisë.

Papa është shprehur se qytetarët duhet të heqin dorë nga ideologjitë, të cilat sipas tij janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi dhe se sipas tij Spanja duhet të pajtohet me historinë e saj.

Nuk e di nëse Spanja është pajtuar plotësisht me historinë e saj, veçanërisht me historinë e shekullit të kaluar. Dhe, nëse nuk është, unë mendoj se ajo duhet të bëjë një hap pajtimi me historinë e saj, që nuk do të thotë të heqë dorë nga pozicionet e saj, por të hyjë në një proces dialogu dhe pajtimi dhe mbi të gjitha, të ik nga ideologjitë, të cilat janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi. Për më tepër, ideologjitë shkatërrojnë”, u shpreh Papa Françesku për Cope Cadena.

Papa gjithashtu rikujtoi se gjatë historisë procese pavarësie të njëjta ka pasur edhe në Evropë, ku e përmendi Kosovën si shembull të normalizimit.

Shikoni Kosovën dhe gjithë atë zonë që po rindërtohet. Ato janë ngjarje historike që karakterizohen nga një sërë veçorish. Në rastin e Spanjës, jeni ju spanjollët ata që duhet të gjykoni ”, theksoi Papa. /GazetaSinjali/