Gazeta Sinjali ka siguruar nga vendi i ngjarjes, videon ekskluzive të rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë.
Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po trasmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej asaj dite, policia nuk ka bërë asnjëherë të ditur se kush ishte ai që çoi dorë i pari për t`i qëruar hesapet fizikisht dhe kush ishte viktimë e këtij sulmi.
Gazeta Sinjali sjell pamje ekskluzive të pa censuruara nga kjo ngjarje e pazakontë që befasoi opinionin kosovar.
Rasti është duke u trajtuar nga ProkuroriaThemelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore. /Gazeta Sinjali/