Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha në Kuvendin e Kosovës ka ngritur shqetësimin e tij për dhunën nëpër shkolla ku ka përmendur edhe rastet e fundit të cilat kanë ndodhur në nivel vendi, për të cilat Sinjali publikoi pamje.
Ai ka kërkuar nga drejtoritë e shkollave të krijojnë planin e sigurisë dhe t’i dorëzohet komunës. Po ashtu ka kërkuar nga Policia e Kosovës angazhimin e tyre afër shkollave e cila është bazë e mirë për parandalimin e incidenteve.
“Jam i shqetësuar për ngjarjet të cilat kanë ndodhur në lagjen Dardani në kryeqytet. Fëmijët do të pësojnë edhe më shumë nëse nuk merremi me parandalim. Drejtoritë duhet të krijojnë planin e tyre të sigurisë siç janë rrethojat, Id kartat si dhe uniformat të cilin plan duhet ta dorëzojnë tek komuna” ka thënë ai. /GazetaSinjali/