image Pamjet e arrestimit të policit të Njësisë Speciale të dyshuar për haraç (VIDEO)

Kosovë

Siguri/ Pamjet e arrestimit të policit të Njësisë Speciale të dyshuar për haraç (VIDEO)

news image

Janë publikuar pamjet e arrestimit të pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë, Ajet Keqolli i cili prangos dje në Prishtinë bashkë me qytetarin N. SH., nën dyshimin për veprën penale “Detyrim”.

Siç raportoi Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, polici Ajet Keqolli dhe qytetari N. SH dyshohet se kishin kërkuar 30 deri në 35 mijë euro nga viktima R. A (emër i njohur për redaksinë) për t’ia nxjerrë banesën që e kishte blerë nga një suharekas, por që nuk kishte arritur ta posedonte e shfrytëzonte asnjëherë.

Dy të arrestuarit janë zënë në flagrancë ndërsa me vendim të Prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se edhe Polici i Njësisë Speciale Operative, Ajet Keqolli, nuk është i vetmi nga familja e tij e ngushtë që ka probleme me ligjin. Një vëlla i tij (emër i njohur për redaksinë), ishte dënuar për grabitje të armatosur, mëson Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Gazeta Sinjali merr vesh poashtu se qytetari i arrestuar N.SH, është i afërm i një zyrtari në Drejtorinë e lartë të Policisë së Kosovës, (të dy emra të njohur për redaksinë). Pamjet më poshtë janë siguruar nga Reporteri.net.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.