Ka filluar sfida: Suedi – Kosovë, transmeton Sinjali Sport.
Përballja e vlefshme për kualifikimet për kampionatin botëror “Katar 2022”, po luhet në Stokholm.
Të pranishëm në “Friends Arena”, ku po luhet ky takim janë edhe gjashtë mijë tifozë nga Kosova.
Dardanët edhe pse më pak në numër, po dëgjohen mjaft shumë.
Në një video që ka siguruar Gazeta Sinjali, ata dëgjohen duke kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Po ashtu u shfaq edhe flamur shqiptar nga dardanët dhe tifozët shqiptar që jetojnë në Suedi.