image Pamje të shëmtuara nga mbeturinat

Kosovë

Bërllok/ Pamje të shëmtuara nga mbeturinat

news image

Kjo foto e shëmtuar është bërë në rrugën “Kadri Minushi” në Fushë Kosovë.

Një sinjalizues është ankuar në gazetën Sinjali për këtë ndotje e cila sipas tij vjen nga ndërtuesit të cilët e kanë vërshuar këtë pjesë të komunës së Fushë Kosovës.

Ai ka raportuar në Sinjal se në fillim të rrugës po ndërtohet një objekt ndërsa ndërtimtarët të gjitha mbeturinat po i hedhin pranë objektit tjetër.

“Ka shkuar lartësia e mbeturinave gati një metër dhe askush nuk po ndërmerr asgjë”, ka shkruar ky sinjalizues.

Hedhja e mbeturinave, vend e pa vend është dukuri e shëmtuar e cila po e përcjell vendin tonë  prej kohësh. Kjo dukuri ka marr përmasa shqetësuese për shëndetin e banorëve si pasojë e mungesës së vetëdijësimit dhe moszbatimit të ligjit dhe të gjobave ndaj ndotësve./Sinjali/