Gazetari i New York Times, Brent Renaud, 51 vjeç, është vrarë sot nga sulmet ruse. Kështu ka njoftuar kreu i policisë së rajonit të Kievit, shkruan Sinjali.
Gazetari amerikan u qëllua kur forcat ruse hapën zjarr mbi një makinë pranë Irpinit.
Mediat e huaja kanë publikuar fotografi të të ndjerit, i cili shihet që me vete kishte kartën që e identifikon se ai është gazetar.
Një tjetër gazetar është plagosur nga ky sulm, mirëpo është dërguar në spital për të marrë trajtim. /GazetaSinjali/