Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaminia të Greqisë, ku një 29-vjeçar është goditur brutalisht me shkopinj dhe thika nga disa persona të tjerë, të cilët kishin hyrë në banesën e tij.
29-vjeçari ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjeve, ndërsa një 25-vjeçar që ndodhej me të ka marrë plagë të rënda.
Policia ka njoftuar se janë arrestuar një 17-vjeçar dhe një 24-vjeçar. Po ashtu bëhet me dije se organizatori i këtij grupi është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
Autorët kanë hyrë në banesën e 29-vjeçarit të cilin më pas e kanë goditur me shkopinj dhe thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Autoritetet dyshojnë se pas kësaj ngjarje fshihen grupet mafioze pakistaneze të përfshirë në kontrabandën e paligjshme të cigareve dhe të drogës./Gazeta Sinjali/