image Pamje të rënda: I tallën për humbjen në bilardo, dy brazilianë vrasin shtatë persona - VIDEO

Botë

Pamje të rënda: I tallën për humbjen në bilardo, dy brazilianë vrasin shtatë persona – VIDEO

news image

Në internet janë publikuar pamje të rënda të vrasjes së shtatë personave nga dy burra në Brazil, me të cilët ishin tallur për humbjen e lojës së bilardos. Në mesin e të vrarëve është edhe një vajzë 12-vjeçare.

Dy burrat humbën dy lojë të bilardos në Sinop City të shtetit Mato Grosso të martën. Ata u zemëruan, kur njerëzit e tjerë po qeshnin me humbjet e tyre, raporton medium amerikan, “New York Post”.

Në pamje shihet se si njëri burrë i radhit viktimat pranë një muri nën kërcënimin e armës, ndërsa tjetri merr një armë të gjatë nga një veturë.

Për pak sekonda, burri me armë të gjatë fillon që t’i qëllojë njerëzit nga afërsia një nga një. Disa njerëz rrëzohen në tokë, ndërsa të tjerët mundohen që të ikin në rrugë.

Para se të largohen nga vendi i ngjarjes, burrat marrin ca të holla që ndodheshin në tavolinën e bilardos.

https://youtu.be/xKwvcb9fai0

Gjashtë persona vdiqën menjëherë. Një burrë 47-vjeçar, i quajtur Elizeu Santos da Silva, u shpall i vdekur më vonë. Në mesin e viktimave ishte edhe 12-vjeçarja Larissa Frasao de Almeida.

Një zyrtar policor tha se dy sulmuesit vunë bast për të fituar para, pasi e kishin humbur lojën e parë, por humbën përsëri. Ata e filluan sulmin pas talljes ndaj tyre. Raportohet se sulmuesit ende janë në arrati.

/GazetaSinjali/