image Pamje të reja të arrestimit të Dardan Krivaqës në Ferizaj

Siguri

Pamje të reja të arrestimit të Dardan Krivaqës në Ferizaj

news image

Janë publikuar pamje të reja të arrestimit të Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij gjatë ditës së sotme është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë. /GazetaSinjali/