Mbrëmë Gazeta Sinjali ka raportuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur rreth orës 19:00 në Ranillug, ku i vdekur mbeti një 70-vjeçar me inicialet M.B.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se vetura e aksidentuar ka qenë e tipit “Llada”.
Sinjalizuesi tha se ambulanca është vonuar shumë, ndërsa policët serbë nuk i kanë dhënë ndihmë viktimës, por kalimtarët.
“Mbrapa veturës kalimtarët po ia jepnin ndihmën e parë viktimës, pasi që ambulanca shumë osht vonu. Edhe patrulla serbe e fshatit që arriti veç spektator rrishin“, tha ai për Sinjalin.
Sinjali mbrëmë ka publikuar edhe emrin e personit që dyshohet se e ka shkaktuar këtë aksident të rëndë.
I dyshuari, Yll Destani jeton jashtë Kosovës dhe veturën me të cilën shkaktoi aksidentin e ka marrë me qira në një ‘Rent a car’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.