image Aksident i rëndë në Gjilan/ Vdes një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident i rëndë në Gjilan/ Vdes një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Gjilan – Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Gazeta Sinjali mëson se njëra nga veturat që është përfshirë në aksident ishte e marrë me qira në një ‘Rent a car’.

Sipas burimeve, shoferi i veturës tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/