Francis Ngannou e ka mposhtur Ciryl Ganen me rikthim mahnitës për ta mbrojtur titullin në kategorinë e rëndë në UFC të shtunën mbrëma në Kaliforni.
Megjithëse u duk i mposhtur në fund të rundit të dytë dhe në fillim të rundit të tretë, Ngannou i shfrytëzoi aftësitë e një mundësi për ta rrëzuar disa herë Ganen në pjesën e mbetur të luftës dhe për ta mposhtur atë me vendim unanim të gjyqtarëve në fund.
Kjo ishte një lëvizje e pazakontë për 35-vjeçarin nga Kameruni, i cili ka fituar një reputacion të madh si njëri nga luftëtarët më të frikshëm në historinë e UFC-së për shkak të goditjeve tmerrësisht të fuqishme.
Francis Ngannou's wrestling was *Chef's Kiss* ????
— Chamatkar Sandhu (@SandhuMMA) January 23, 2022
What an incredible addition to his skillset and a great plan B to rely on when needed ????#UFC270 pic.twitter.com/EvTZgTUEHN
Pas luftës, Ngannou e pranoi se nuk kishte mundur të ushtronte mirë për këtë meç, për shkak të një lëndimi në gju.
“Tri javë më parë, e lëndova gjurin. Por ky ishte koha që unë t’ua kujtoja njerëzve se unë jam kampioni. Disa njerëz më harrojnë mua”, tha Ngannou.
Still can’t believe Francis Ngannou fought and won with a torn MCL and injured ACL ???? (via @UFC_AUSNZ)pic.twitter.com/AXyoG4xjSU
— Overtime (@overtime) January 23, 2022
#UFC270 Francis Ngannou is the 1st fighter to put Cyril Gane on his back in his 8 fights #UFC pic.twitter.com/3HDrYVylYp
— Arizona Sports Fan (@AzCardinals1988) January 23, 2022