Pak më parë, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një grabitje të armatosur që ndodhi pasditen e sotme, në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Parallovë.
Sinjali mëson se cak i të dyshuarve ishin paratë e bankës ProCredit, të cilët përfunduan në duart e të dyshuarve që shtien me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të kompanisë BesaSecurity me të cilin po barteshin paratë.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. /GazetaSinjali/