image Detaje nga grabitja e armatosur në Parallovë/ Paratë e ProCreditit përfunduan në duart e të dyshuarve

Siguri

Detaje nga grabitja e armatosur në Parallovë/ Paratë e ProCreditit përfunduan në duart e të dyshuarve

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një grabitje të armatosur që ndodhi pasditen e sotme, në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Parallovë.

Sinjali mëson se cak i të dyshuarve ishin paratë e bankës ProCredit, të cilët përfunduan në duart e të dyshuarve që shtien me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të kompanisë BesaSecurity me të cilin po barteshin paratë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një shumë të madhe parash./GazetaSinjali/