image Pamje nga rrëmbimi dhe torturimi që i bën reperit shqiptar

Bota e Yjeve

Pamje nga rrëmbimi dhe torturimi që i bën reperit shqiptar

news image

Gjatë ditës së djeshme, disa persona kanë kidnapuar reperin shqiptar, Kozak Braçi. Ata i kanë marrë atij telefonin përmes të cilit kanë hyrë në llogarinë e reperit në rrjetin social “Instagram” dhe kanë publikuar videon duke e keqtrajtuar Braçin. Ai ndryshe njihet edhe si intervistues i personazheve të njohura në “Instagram”.

Kanë qenë familjarët e reperit, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “TikTok” dhe platformën “Youtube” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçit për rrëmbimin e këtij të fundit, duke njoftuar se është gjetur dhe është shoqëruar në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.”

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – shkruan policia e Tiranës.

Ditën e sotme, reperi ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se sonte do të sqaroj ngjarjen.

Kujtojmë, se para pak javësh mediat në Shqipëri raportuan fillimisht se reperit tek hyrja e pallatit i kishin vënë tritol e që më pas u konfirmua për “kapsolle”. /GazetaSinjali/