image Pamje nga Qendra e Studentëve ku vdiq gjilanasi 26-vjeçar

Kosovë

Pamje nga Qendra e Studentëve ku vdiq gjilanasi 26-vjeçar

news image

Një 26-vjeçar ka vdekur pasditën e sotme, pasi ka rënë nga kati i pestë i një konvikti në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekjen e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili tha se 26-vjeçari ishte pranuar në Klinikën Emergjente pa shenja jete.

Sipas tij, viktima ka pasur lëndime të rënda në kokë dhe në trup.

“Sot rreth orës 17:30 është sjell një i lënduar i moshës 26 vjet. Në është thënë se ka rënë nga kati i 5-të i konviktit. Ne ekipa kujdestare në emergjencë vetëm kemi konstatuar vdekjen se personi është sjell pa shenja jeta. Në ekzaminimin tonë i lënduari kishte plag vdekjeprurëse në në kokë dhe në trup”, tha Govori./Gazeta Sinjali/