Një nga çiftet më të përfolura shqiptare padyshim që është Elita Rudi me Asdren Gjikollin, i njohur në publik si Gjiko.
Dyshja kanë vendosur që të nisin pushimet verore në ditët e para të muajit shtator, transmeton Sinjali.
Çifti së bashku me djalin e tyre Zërin, kanë udhëtuar drejt Turqisë.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë Elita dhe Gjiko, përmes disa videove dhe fotografive të shpërndara në rrjetin social Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës.
Kujtojmë që Gjiko ka qenë tejet aktiv në sezonën e verës me koncerte dhe projekte muzikore, ndërsa Elita ka qëndruar larg ekranit, duke i kushtuar kujdes të veçantë djalit.
Çifti gëzuan epitetin e të qenurit prind më 20 shkurt të këtij viti. Ata u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri./Sinjali/