image Pamje nga përleshja mes KB Prishtinës dhe KB Yllit - VIDEO

Basketboll

Pamje nga përleshja mes KB Prishtinës dhe KB Yllit – VIDEO

news image

Dje Gazeta Sinjali ka raportuar se gjatë ndeshjes mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit ka ndodhur një rrahje mes tifozëve të të dy klubeve.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje të këtij incidenti që ndodhi mbrëmë në palestrën “Pallati i Rinisë” në Prishtinë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga ky incident.

Sinjali mëson se i riu është dërguar dje në Emergjencë për trajtim dhe sipas mjekëve, pas ekzaminimeve të realizuara, është konstatuar se ai ka pësuar lëndime të rënda që reflektohen me frakturë të nofullës dhe për pasojë edhe gjakderdhje të brendshme.

Tashmë është iniciuar rast në Polici si “lëndim i rëndë trupor” dhe hetimet do të vijojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

/GazetaSinjaliSport/