Tre persona mbetën mbrëmë të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Të njëjtit u dërguan në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, si dhe ka njoftuar se lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar.
“Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen“, ka thënë ai.
Pamje nga vendi i ngjarjes: