image Pamje nga lëkundjet e tërmetit që u ndie edhe në Han të Elezit(Video)

Sinjalizime

Pamje nga lëkundjet e tërmetit që u ndie edhe në Han të Elezit(Video)

news image

Një tërmet me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit është ndjerë sot në 7 shtete të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Një sinjalizues ka dërguar pamje të një llambadari duke u lëkundur si pasojë e tërmetit.

Nga videoja shihet se llambadari është lëkundur shumë, ndërsa sinjalizuesi ka thënë se ka dërguar pamje nga Hani i Elezit.

Ndërsa një tjetër lexues i Sinjalit tha se në Gjakovë është ndjerë tërmeti dhe ka shkaktuar panik te ta, por s’ka dëme materiale e as të lënduar.

/GazetaSinjali/