Mbrëmë mali i Rrunjës mbi tunelin e Kalimashit, u përfshi nga një zjarr gjigant, për shuarjen e të cilit përveç shërbimeve zjarrfikëse të Kukësit, ndihmuan edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.
Mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë dhe zjarri në faqen e malit mbi tunel është shuar, ndërsa forcat zjarrfikës të bashkisë Kukës dhe ata nga Kosova vijojnë monitorimin në vend.
Mediat në Shqipëri raportojnë se aktualisht ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve te zona e quajtur “Laku i Thive”.
34 zjarrfikës të Kosovës prej 9 njësive dhe 9 automjete aktualisht po ndërhyjnë te “Laku i Thive”./Gazeta Sinjali/