image Pamje nga grabitja e armatosur që sapo ndodhi në një sallon ondulimi në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Pamje nga grabitja e armatosur që sapo ndodhi në një sallon ondulimi në Prishtinë

news image

Një vjedhje nën kërcënimin e thikës, ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në rrugën “Muslim Mulliqi”, në lagjen Ulpiana, raporton Gazeta Sinjali.

Në një video të dërguar nga një sinjalizues, shihet se si i dyshuari për vjedhjen, pasi merr një kuletë në një sallon ondulimi, ikën në drejtim të panjohur.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar lajmin për Gazeta Sinjalin.

Ai ka thënë se në këtë rast një person ka pasur në dorë një thikë, ku nën kërcënimin e saj ia ka marr viktimës një kuletë.

“Sonte rreth orës 17:30, në Prishtinë, “rr. Muslim Mulliqi” është raportuar për një rast grabitje, ku dyshohet se një person i dyshuar rreth 16-17 vjeçar ka hyrë në një lokal dhe nën kërcenim i ka marr ankueses kuletën”.

“I dyshuari sipas ankueses kishte një thikë në dorë me të cilën e ka kërcënuar ankuesen dhe poashtu ishte nën shoqërimin e një personi tjetër të panjohur. Njësitet relevante policore kanë dalë në lokacion dhe pas inicimit te rastit si grabitje e armatosur janë duke zhvilluar hetime intenzive”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/