image Pamje nga dhoma ku po mbahen babë e bir me koronavirus në Shqipëri, kushtet skandaloze

Rajon

Spital/ Pamje nga dhoma ku po mbahen babë e bir me koronavirus në Shqipëri, kushtet skandaloze

news image

Dy të prekurit e parë nga koronavirusi në Shqipëri janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv menjëherë pasi janë konstatuar se janë të prekur nga ky virus. Në pamje duket dhoma ku ndodhen babë e bir, Viktor Kola, 54 vjeç dhe Paulin Kola, 28 vjeç.

Ka qenë djali i familjes, i cili ka mbërritur në Shqipëri prej Firences duke hyrë përmes pikës së Muriqanit në 26 shkurt. Mësohet se ai ka infektuar dhe babain, të cilët mbrëmjen e së dielës kanë kërkuar ndihmë përmes numrit të telefonit 127, që i përket emergjencës.

Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi. Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

Mësohet se ka qenë djali që ka marrë virusin i pari dhe më pas ka infektuar babain e tij. Ai kishte mbërritur në Shqipëri nga pika kufitare tokësore e Muriqanit në datën 26 shkurt dhe ka shfaqur shenjat e para.