Pas aksidentit tragjik në Lezhë, janë publikuar pamje ku shihet se përplasja e veturës ka qenë aq e fortë sa ka shembur një mur rrethues të një banese, duke përfunduar në oborrin e saj. Për pasojë automjeti është bërë “copash”.
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën shoferi Kristjan Magjuni dhe pasagjerja, Atjola Ademi.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit, për shkak të shpejtësisë.