image Pamje nga aksidenti në Gjermani, si pasojë e të cilit vdiqën 3 kosovarë

Siguri

Pamje nga aksidenti në Gjermani, si pasojë e të cilit vdiqën 3 kosovarë

news image

Tre kosovarë kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi sot rreth orës 9 të mëngjesit, në autostradën federale 31 midis Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, raporton RTL.de, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave gjermane, tri viktimat ishin anëtarë të të njëjtës familje nga fshati Rahovicë i Ferizajt.

Në bazë të hetimeve të para të policisë, një 35-vjeçare,e cila tani ndodhet në koma, po voziste automjetin e saj Audi drejt Friedrichshafen. Menjëherë pas Uhldingen, gruaja thuhet se kishte rrëshqitur dhe makina u fut në korsinë e kundërt ku u përplas ballë për ballë me një kamion.

Nga ky aksident u lëndua edhe një 11-vjeçare dhe shoferi i kamionit./Gazeta Sinjali/