Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidente në fshatin Zllakuqan të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet e këtij aksidenti, ku shihet se njëra nga veturat e përfshira në këtë aksident ka përfunduar në një kanal ndanë rrugës. Ndërkohë vetura e dytë shihet se është dëmtuar rënë në pjesën e parme të saj.
Në këto pamje shihet edhe një motër medicinale, e cila duket se është afruar te njëri nga personat e lënduar.
Përreth të lënduarve shihet se janë mbledhur edhe dhjetëra qytetarë./Gazeta Sinjali/