Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku mes dy kamionëve dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit dyshohet se janë lënduar katër persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para, dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka thënë ai.
Më poshtë shihni pamjet nga ky aksident:/Gazeta Sinjali/