image Pamje kur zjarrfikësit e Suharekës ia shpëtojnë jetën një qeni

Kosovë

Siguri/ Pamje kur zjarrfikësit e Suharekës ia shpëtojnë jetën një qeni

news image

Njësia e Zjarrfikësve në Suharekë sot ia ka shpëtuar jetën një qenë i cili ishte mbërthyer në tela në zonën e Damperit në Shirokë, shkruan Gazeta Sinjali.

Video e realizuar nga ky aksion i zjarrfikësve është publikuar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili e ka vlerësuar këtë si një punë shumë të mirë.

“Njësia e Zjarrëfikësve në Suharekë ka bërë sot një punë shumë të mirë. Ka shpëtuar jetën e një qeni i cili ishte i mbërthyer në tela në Zonën e Damperit në Shirokë. Si gjithmonë ata janë në krye të detyrës duke shpëtuar jetën e njerëzve, shuarjen e zjarreve, e në shumë aksione tjera, duke bërë edhe veprime humane si kjo”, ishte mbishkrimi i Muharremajt mbi videon e publikuar në Facebook./Gazeta Sinjali/