image Pamje kur vetura godet nënën në ‘zebra’, fëmija i nervozuar me shoferin

Botë/ Pamje kur vetura godet nënën në ‘zebra’, fëmija i nervozuar me shoferin

news image

Në mediat sociale është postuar një video e një aksidenti automobilistik në Kinë në të cilën një shofer godet një nënë dhe fëmijën e saj duke kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësorë.

Aksidenti i kapur nga kamera e mbikëqyrjes është e vështirë të shpjegohet pasi nëna dhe fëmija thjesht po kalonin zebrën dhe automjeti që i goditi ata po lëvizte mjaft ngadalë.

Djali fillimisht u përpoq ta ndihmonte nënë e tij dhe më pas goditi makinën dhe filloi t’i bërtasë vozitësit të automjetit.

Shoferi doli nga makina dhe u përpoq të ndihmonte gruan dhe përfundimisht e çoi në spital, ku nuk u identifikuan lëndime të rënda.

Policia ka përcaktuar se shoferi ishte përgjegjës ekskluzivisht për aksidentin, dhe nuk dihet pse ai thjesht nuk u ndal në vendkalimin për këmbësorë.

Aksidenti i çuditshëm, i cili fatmirësisht përfundoi pa pasoja tragjike, mund të shihet më poshtë.

Videon e gjeni duke klikuar këtu