image Palmer: Mbështesim Maqedoninë Veriore në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Rajon

Rajon/ Palmer: Mbështesim Maqedoninë Veriore në rrugën drejt Bashkimit Evropian

news image

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer po qëndron për vizitë pune në Shkup.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë ditës takoi ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, ndërsa më pas ministren e Mbrojtjes dhe presidentin Pendarovski.

Palmer ka treguar se kanë bisedaur për zhvillimet në rajon dhe Evropë. Si dhe që do të qëndrojë edhe në Prishtinë, Beograd e Athinë.

“Do ta kem një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndroj në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Është kohë e shkëlqyer për vizitë posaçërisht pas vizitës së sekretarit Pompeo.”

Ai më tutje ka thënë se SHBA-të do të mbesin partner i fortë i Maqedonisë së Veriut.

“Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejt BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar”, tha Palmer.