Dy persona janë lënduar nga një incident i pazakontë i cili ka ndodhur sot në Durrës.
Një pemë palme është këputur duke rënë mbi qytetarët. Ngjarja ka ndodhur në Bulevard pranë sheshit “Azem Hajdari”.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur palma bie mbi kalimtarët.
Moti në Durrës është i qetë dhe nuk ka ndonjë stuhi apo erë të fortë, ndaj nuk dihet se përse ka ardhur dhe rënia e pemës.