image Pako e dyshimtë në Londër, evakuohen ndërtesat qeveritare

Botë

Pako e dyshimtë në Londër, evakuohen ndërtesat qeveritare

news image

Londra është në alarm pasi një paketë e dyshimtë u gjet pranë Downing Street, ku ndodhet zyra e kryeministres britanike Liz Truss.

Sipas një zyrtari qeveritar, ndërtesat përgjatë Whitehall dhe Downing Street  janë evakuuar të gjitha dhe janë bllokuar rrugët.

Në Whitehall, i vendosur midis Dhomës së Komunave dhe Sheshit Trafalgar, ndodhen një sërë zyrash qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Daily Mail.

Incidenti po hetohet nga Policia e Westminster.

/GazetaSinjali/