image Policia kap me narkotikë një 26-vjeçar në Pejë

Siguri

Policia kap me narkotikë një 26-vjeçar në Pejë

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren në masë të madhe. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë ditëve të fundit, Policia ka ndaluar një person nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga 26-vjeçari, një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë e cila është konfiskuar.

Për shkak të posedimit të narkotikëve, ai është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/