image Arrestohen dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë, dyshohen për keqtrajtimin e një qytetari brenda stacionit

Siguri

Arrestohen dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë, dyshohen për keqtrajtimin e një qytetari brenda stacionit

news image

Dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Fushë Kosovë janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet për keqtrajtimin e një qytetari, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit thonë se policët e arrestuar dyshohen se kanë rrahur e keqtrajtuar një qytetar brenda hapësirave të stacionit policor.

Shkak i rrahjes, sipas informacioneve të para, dyshohet të jetë një tiketë trafiku e shqiptuar nga Policia.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

/GazetaSinjali/